0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kjo dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes në Dragodan

Mesditën e së shtunës, në një hotel në Prishtinë, Rexhep Tahiri është vrarë me armë zjarri. Për këtë rast, si të dyshuar u arrestuan dy persona, derisa njëri prej tyre dje është liruar.

Avokati i njërit nga të dyshuarit, M.M., Skender Musa, për Express ka thënë se klientit të tij nuk i është caktuar masa e paraburgimit për shkak se nuk ka pasur dyshime të bazuara se ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre penale.

“Është liruar sepse është konstatuar që nuk ka dyshim të bazuar që ka marrë pjesë në kryerjen e asnjë vepre penale”, ka thënë ai.

Musa ka bërë të ditur se arsyeja e vrasjes dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës për disa para hua, që më pas i ndjeri ka tentuar që t’i marrë me fajde.

“Ka qenë një mosmarrëveshje, të dyshuarit ia kanë marrë të ndjerit disa para hua dhe i ndjeri ka tentu me shti me fajde”, tha Musa.

Për dallim nga M.M., të dyshuarit tjetër, A.M. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake, pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, të pandehurve dhe mbrojtësve  të  tyre, për caktimin e masës së paraburgimit,  vlerësoj se kërkesa e prokurorit të shtetit sa i përket të pandehurit A.M është e bazuar sepse janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 184,  paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa sa i përket të pandehurit M.M, në mungesë të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit është refuzuar, si e pa bazuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të shtunën, për rastin kishte dhënë detaje zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor.  Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti të shtunën.

Viktima, Rexhep Tahiri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img