Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, sot do të garojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Raundin e parë Krasniqi, e ka kaluar pa luftë, teksa në raundin e dytë do ta ketë përballë xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.
Përballja e parë në Tatami e “Disit” fillon rreth orës 11:30.
Ajo olimpiadën e kaluar në Tokyo, ka arritur që ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Derisa sivjet synon përsëritjen e suksesit olimpik, në kategorinë deri në 52 kilogramë, njofton Klankosova.tv