0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kjo bimë aromatike e ruan zemrën dhe mëlçinë

Edhe pse ngatërrohet shpesh me majdanozin, pastinaku është një perime krejt e ndryshme dhe ka një numër të vetive të dobishme.

Fjala është për një bimë dyvjeçare të pasur me vajra eterike, minerale, fibra dhe vitamina të tilla si B, C dhe E. Pastinaku është një nga burimet më të mira bimore të kaliumit dhe mbron shëndetin e zemrës, mushkërive, mëlçisë dhe veshkave.

Pastinaku është një diuretik i mirë dhe përshpejton largimin e ujit nga trupi. Ai ka efekt pozitiv në shtypjen e gjakut, enët e gjakut, dhimbjet e stomakut, ethe dhe problemet e tretjes.

Mund t’a përdorni të tërin – nga rrënjët deri në gjethe. Më së shumti përdoret rrënja, e cila shtohet në supa dhe gjellëra të ziera në të njëjtën mënyrë si karrota, ndërsa gjethet mund të përdoren ashtu si edhe gjethet e majdanozit.

Mbajeni në frigorifer në një qese plastike nga e cila më parë keni hequr ajrin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img