Agron Peni është ndër kitaristët e estradës shqiptare që mahnit me krijimtarinë e tij.
Ai së fundmi ka zgjedhur të sjellë një projekt mjaft të veçantë, që po pëlqehet shumë.
“Amantia” mban titullin prodhimtaria e radhës, e cila u krijua përmes një klipi ku prezantohet bukuria mahnitëse e Kosovës.
Muzika është komponim i vet gitaristit i realizuar në studion Shpetim Gashit Shpetasound ndërsa videoklipin e ka xhiruar Blerdi Malushi.
Theksojmë se projekti është publikuar në platformën YouTube, ndërsa po komentohet tejet shumë.