Site icon PrishtinaPress

Kishte plagosur një kosovar, zvicerani dënohet me gjashtë vjet burg

Gjykata Kantonale e Luzernit, ka shpallur dënimin ndaj një 39-vjeçari zviceran.

Ai akuzohet se në vitin 2017-të e kishte plagosur një kosovar.

39-vjeçari në atë kohë e kishte qëlluar me pushkë një 21 vjeçar nga Kosova.

Në aktakuzë thuhet se zvicerani ishte ndjerë i bezdisur nga zhurma dhe duke i vëzhguar nga ballkoni e kishte nxjerr pushkën automatike, dhe kishte qëlluar në një distancë prej 50 metrash, ndaj një grupi prej 10 të rinjsh të cilët po luanin në një kënd lojërash në Ebikon.

Kështu djaloshi mbeti i plagosur rëndë.

Me këtë rast 39 vjeçari ishte shpallur fajtor për “tentim-vrasje”.

Në fakt, siç raportojnë mediat zvicerane vendimi ishte marrë në vitin 2021, por që mbrojtja e të akuzuarit ishte ankuar, duke e cilësuar si aksident.

Avokati i të akuzuarit kishte kërkuar dënim me kusht prej dy vjetësh, për lëndim trupor nga pakujdesia.

Përveç kësaj, zvicerani duhet t’ia paguajë kosovarit edhe 25 mijë frangash apo ( mbi 25 mijë euro), dëmshp, dëmshpërblim.

Exit mobile version