Advertisement
Bedrie Rama, epidemiologe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, i ka thënë Telegrafit se pas dyshimit se një pjesë e stafit mjekësor i kanë pasur kontakt me pacient të diagnostikuar me COVID-pozitiv, 10 persona, mjekë e infermierë të QKMF, sot kanë kryer testet në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.
“Mund të konfirmoj me kënaqësi se i gjithë stafi mjekësor, prej 10 personash mjekë dhe infermierë kanë rezultat negativ në testim në virusin SARS-CoV”, ka thënë epidemiologia Rama.
Ndryshe, në Komunën e Podujevës deri tash janë regjistruar katër raste të personave (përfshirë rastin e sotëm) të infektuar me COVID-19. Një person 82-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër (i biri i viktimë) tashmë është shëruar nga ky virus./Telegrafi/
PostAdss