Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ishte në konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Rizvanolli ka thënë se furnzimi ë KEK ka arritur në nivel optimal përkundër situatës së krjuar pas sulmit në Ibër-Lepenc.
“Së bashku me KEK-un kemi parë alternativat e ftohjes përmes termocentralit Kosova B. Rezervat e ujit të ftohjes në KEK janë monitoruar gjatë gjithë natës. KEK ka siguruar kapacitete deri 150 MË nga Korporata e Energjisë e Shqipërisë. Brenda 36 orëve ka pasur reduktime të plota ose të pjesshme”.
“Për tu siguruar qytetarëve ujë të pijshëm, ne kemi pasur një plan që në te gjitha komunat e rrezikuara të ketë furnizim me autobot. Mbrëmë furnizimi me KEK ka arritur në nivel optimal. Derisa po flasim të gjitha fabrikat e ujit janë në funksion dhe furnizimi është kthyer”, tha Rizvanolli.