1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Kisha emocione”, flet kuzhinieri shqiptar që i shërbeu Mbretëreshës

Kuzhinieri shqiptar, Ismet Shehu se fundmi në një intervistë për “Euronews Albania” ka treguar se e ka takuar Mbretëreshën Elizabeth II.

Ai tha për “Goodmorning Albania’s” se u përzgjodh kohë më parë si studenti që duhet të shkonte në Buckingham Palace.

Mirëpo, ai tha se studentëve të tjerë nuk u erdhi aspak mirë pasi nuk besonin që një shqiptar do të shkonte në pallatin mbretëror.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria juaj’. Kisha shumë emocion. Ka qenë emocion i veçantë që kur jam përzgjedhur tek klasa, ku disa studentëve s’u vinte mirë pse një shqiptar të shkojë të shërbejë në pallatin mbretëror. Emocioni ishte shumë i madh, vetëm brohoritjet që dëgjoheshin nga njerëzit e grumbulluar jashtë pallatit të jepnin emocion të veçantë”, tha ai.

Më tej, ai zbuloi diçka edhe për gatimet.

“I gjithë gatimi ka qenë me peshk, me detaje shumë të vogla, salmon sallata, supë”, shtoi shefi i kuzhinës.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare, ku gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit./iconstyle.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img