1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dr. Ismet Shaqiri 123 operacione për 6 muaj, ndërsa ka të tjerë me nga 6 dhe 10 operacione për 6 muaj

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale ka kirurg që kanë kryer më pak se 10 operacione nga 1 janari i këtij viti deri më 30 qershor. Në anën tjetër njëri nga mjekët dr. Ismet Shaqiri ka operuar më shumë se 80 pacientë brenda kësaj periudhe.

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare, diagnostikohen dhe trajtohen pacientë me patologji dhe traumë të abdomenit. Në këtë klinikë shërohen sëmundjet e ezofagut, lukthit, zorrëve të holla, kollonit dhe rektumit, mëlçisë, pankreasit, etj.

Gazeta Shneta ka siguruar një dokument ku është evidentuar performanca e mjekëve të Kirurgjisë Abdominale. Në këtë dokument është edhe lista e 33 kirurgëve dhe statistikat e punës së tyre për 6 muajt e parë të këtij viti.

Dr. Armend Xhemajli është dembeli më i madh i Klinikës. Ai ka kryer vetëm pesë operacione si mjek kryesor dhe 9 si asistent për 6 muaj. Pas tij vjen Dr. Skender Zatriqi me vetëm 7 operacione si mjek kryesor dhe 10 sosh si asistent. Me më pak se 10 operacione janë edhe dy kirurg të tjerë, Dr. Lulzim Salihu dhe Dr. Rrustem Musa. I pari ka operuar 8 pacientë ndërsa i dyti 9. Kujtojmë se Musa është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas dokumentit, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti më së shumti ka punuar Dr. Ismet Shaqiri. Ai ka kryer 82 operacione si mjek kryesor dhe 41 si mjek asistent. Pas tij vjen Dr. Naser Plakolli me 58 operacione si mjek kryesor dhe 34 në cilësinë e asistentit. Mbi 40 operacione kanë kryer edhe Dr. Adem Rrusta, Dr. Besnik Bicaj dhe Dr. Skender Shabani.

Në vijim lexoni listën e plotë të kirurgëve dhe numrin e operacioneve që kanë kryer si mjek kryesor: Dr. Rifat Bajrami – 27; Dr. Preveza Abrashi – 28; Dr. Afrim Tahiri – 34; Dr. Enver Fekaj – 16; Dr. Besim Sermaxhaj – 30; Dr. Arber Morina – 29; Dr. Skender Shabani – 41; Dr. Fadil Beka – 10; Dr. Skender Murati – 22; Dr. Skender Zatriqi – 7; Dr. Ferat Sallahu – 23; Dr. Naser Plakolli – 58; Dr. Halil Tanaj – 29; Dr. Dafina Mahmutaj – 20; Dr. Faton Hoxha – 15; Dr. Floren Kavaja – 29; Dr. Kushtrim Gashi – 14; Dr. Shemsedin Hashani – 14; Dr. Rrustem Musa – 9; Dr. Bedri Braha – 15; Dr. Arsim Ajeti – 12; Dr. Adem Rrusta – 44; Dr. Vesel Skenderi – 28; Dr. Besnik Bicaj – 43; Dr. Ilir Kafexholli – 12; Dr. Lulzim Salihu – 8; Dr. Drilon Komoni – 14; Dr. Astrit Hamza – 24; Dr. Ismet Shaqiri – 82; Dr. Salih Krasniqi – 14; Dr. Arsim Qerkinaj – 17; Dr. Valon Zejnullahu – 26; Dr. Armend Xhemajli – 5;

Gazeta ka pritur më shumë se 1 javë për të marr zyrtarisht raportin e punës së Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, por Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka deklaruar se ende janë në pritje të vlerësimit të performancës dhe si rezultat nuk mund të japin asnjë informatë dhe dokument në lidhje me këtë. /Gazeta Shneta/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img