12.7 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

Kirurgjia Torakale pa ngrohje, “Termokosi” thotë se problemi është te nënstacioni i ShSKUK-së

Klankosova.tv ka pranuar sonte informacione se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së, nuk ka ngrohje.

Lidhur me rastin është kontaktuar drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci, i cili i tha se nuk ka informacione se çka ka ndodhur.

“Unë për vete po flas, ende nuk e kam lëshuar nxemjen në zyrën time, pasi që ende koha është e nxehtë. Ka mundësi që edhe vet nuk e kanë lëshuar nxemjen. Deri më tani askush nuk është ankuar se s’ka”, tha Kolgeci përmes telefonit.

Në ndërkohë, Klankosova.tv, ka kontaktuar edhe me Termokosin.

Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Afërdita Uka, tha se ndërmarrja e ka dërguar ngrohjen deri te nënstacioni i ShSKUK-së, mirëpo shtoi se për ngrohjen nëpër klinika, përgjegjëse është vetë ShSKUK-ja.

“‘Termokosi’ është përgjegjës për ngrohje në pjesën primare, derisa ShSKUK-ja është përgjegjëse për ngrohjen në Klinika, pasi që ne e kemi lëshuar ngrohjen deri tek nënstacioni që i takon ShSKUK-së, por për disa shkaqe teknike, disa probleme të brendshme të ShSKUK-së, kjo klinikë dhe ajo e Pediatrisë nuk kanë ngrohje”, tha ajo për Klankosova.tv.

Uka theksoi se kjo ndërmarrje përherë i ka ofruar bashkëpunim Shërbimit Spitalor.

“Para disa javësh, kryeshefi ekzekutiv i ‘Termoksit’ z. Fisnik Osmani, ka pasur takim me drejtorin e ShSKUK-së, z.Elvir Azizi, dhe i ka ofruar bashkëpunim atij dhe ndihmë për menaxhimin e situatës me ngrohje atje”, deklaroi zyrtarja për informim e ngrohtores së kryeqytetit.

Ajo shtoi se “Termokosi” ofron ngrohje për 30 klinikat e ShSKUK-së dhe theksoi se stafi i ndërmarrjes ka intervenuar edhe në brendësi të tri klinikave ku ka pasur nevojë për t’i rregulluar disa probleme.

Madje, Uka tha se për ShSKUK-në, ndërmarrja “Termokos” ka punuar edhe jashtë sezonit dimëror.

“Pacientët dhe klinikat i kemi prioritet. Veç për ta e kemi ndezur stacionin afër QKUK-së që është, dhe kemi qenë në shërbim të tyre për shkak të punës së ndjeshme që bëhet aty”, tha zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me ShSKUK-në, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img