Nuk kishte ndonjë njoftim paraprak nga Izraeli për SHBA-në përpara sulmit në jug të Bejrutit, që dyshohet se synonte një zyrtar të lartë të Hezbollahut.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, derisa po raportohet se ky sulm synonte një zyrtar të lartë të Hezbollahut, shkruan CNN.
“Sigurisht që nuk jam në dijeni të ndonjë njoftimi të atyre sulmeve”, është shprehur zëdhënësi John Kirby.