1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kirby: Duhet qasje më serioze për Banjskën, komuniteti ndërkombëtar po e trajton si incidentet tjera

Ish-ambasadori amerkan në Serbi, Michael Kirby, ka folur për kërkesën e vazhdueshme të ShBA-ve dhe BE-së për bashkëpunimin me Serbinë për hetimin e plotë të sulmit në Banjskë.

Kirby tha duhet qasje më serioze për Banjskën, pasi sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po e trajton sikur incidentet e tjera.

“Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i pa përfshirë në këtë rast. Ai duket se po e trajton si një tjetër nga çështjet e shumta të hapura mes Kosovës dhe Serbisë: ngjashëm me bllokimin e importeve të mallrave nga Serbia, çështjen e targave e tema të tjera”.

“Megjithatë, besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore – policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera”, tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img