Site icon PrishtinaPress

Kino ABC sjellë 12 filma për sezonin vjeshtor

Sezoni vjeshtor fillon nesër më 1 shtator me premierën e filmit kosovar “Home Sweet Home”, të regjisorit Faton Bajraktari.

Pas përmbylljes së sezonit veror 2016, me gjithsej dhjetë premiera botërore dhe me mbi 5 mijë shikues, kinemaja ABC do të fillojë me sezonin vjeshtor më datë 01 shtator me premierën e filmit kosovar “Home Sweet Home”, të regjisorit Faton Bajraktari.
Në këtë sezon do të shfaqen premiera të shumta në formatin digjital dhe 3D, gjithnjë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shikuesve me llojllojshmëri të filmave dhe njëherit për të ndikuar në zhvillimin e vlerave kinematografike dhe kulturës në përgjithësi.
Sezoni vjeshtor 2016, në kinemanë ABC do të vazhdojë me tre premiera botërore, në po të njëjtën datë, 8 shtator do të sjellë filmat: ‘Pete’s Dragon’ 3D – aventurë-fantazi, ‘Sausage Party’ komedi e animuar dhe ‘Bridget Jones Baby’, komedi-romancë.
Tutje më 15 shtator do të shfaqet filmi shqiptar i zhanrit dramë ‘Amanet’, me regji të Namik Ajazi dhe protagonistes Eva Alikaj. Ndërsa në fund të shtatorit më datë 29, do të shfaqen dy premiera botërore holivudiane ‘Miss Peregrines’ 3D dhe filmi biografi, dramë dhe triller ‘Snowden’ me regji të Oliver Stone.
Muaji tetor, do të përmbaj në repertorin e kinemasë pesë premiera holivudiane: ‘Kubo and Two Strings’ – film i animuar me 06 tetor, ‘Monster Hight’, 3D me 13 tetor, për të vazhduar pastaj me tri premiera botërore me 27 tetor 2016: Don’t Breathe- horror, ‘The Magnificent Seven’aksion, uestern me protagoniste Denzel Washington dhe Ethan Hawke, ‘INFERNO’ mister, triller me Tom Hanks dhe Ben Foster, me regji të Ron Howard dhe të bazuar në romanin e Dan Brown.
Exit mobile version