Skuadra e Barcelonës dhe tifozët e saj mund të rrinë të qetë. Lionel Messi nuk do të transferohet në Kinë
Sipas Calciomercato.com, Jerry Chao, president i skuadrës kineze, Hebei Fortune, ka mohuar spekulimet e mediave se ka bërë ofertë për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.
Gjatë këtyre ditëve është raportuar se skuadra Hebei Fortune i ka ofruar Messit një ofertë marramendëse: 500 milionë euro për pesë vite, përcjell Express.
Por, kjo është demantuar. Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, derisa ende nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.