Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë nëj ftesë homologut kinez Xi Jinping për ta vizituar Ukrainën. Në një intervistë për mediat e huaja, Zelensky u shpreh i gatshëm për të pritur presidentin kinez.
“Ne jemi gati ta shohim atë këtu, e të bisedojmë”, u shpreh Zelensky.
Të dy liderët nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin që prej shkurtit të kaluar kur Rusia nisi luftës ndaj Ukrainës. Kina ndërkohë publikoi muajin e kaluar një plan prej 12 pikash për një zgjidhje politike të krizës Ukrainë-Rusi.
Po ashtu presidenti kinez ka zhvilluar diskutime edhe me Vladimir Putinin, ndonëse nuk pati ndonjë komunikim se bisedimet lidhur me përfundimin e luftës kanë përparëse.
Megjithatë, SHBA- ja ka mbetur kundërshtuese ndaj propozimit, pasi Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë./PrishtinaPress/