Site icon PrishtinaPress

Kina kthen Kosovën në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit në OKB

Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) sërish do të diskutojë për Kosovën në mbledhjen e radhës në nëntor.

Me vendim të Pekinit, Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) sërish do të diskutojë për Kosovën në mbledhjen e radhës në nëntor, shkruan Novosti.

Kina do ta kryesojë takimin dhe në rend të ditës do ta vendos raportin e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Novosti raporton se për dallim nga Britania e Madhe që ka parandaluar diskutimet mbi raportin e tij në muajin gusht, Kina do ta kthejë në rend të ditës në mbledhjen e radhës.

Njësoj si Londra kishte reaguar edhe Washingtoni në shtator, transmeton lajmi.net.

Deri më mbledhjen e radhës në nëntor, para Këshillit të Sigurimit pritet të dorëzohen dy raporte të plota nga Guterres.

I pari ka të bëjë me periudhën 16 prill – 15 korrik, 2018, kurse i dyti mbulon zhvillimet nga korriku deri në mes të tetorit.

Sipas “Kurir”, kjo pritet të jetë hera e parë që një takim në Këshillin e Sigurimit në OBK i drejtohet Kosovës në gjysmën e dytë të vitit, pasi e fundit ishte në maj.

Exit mobile version