Site icon PrishtinaPress

Kina kopjon “Hollywood”-in për të joshur dhe rekrutuar ushtarët

Filmi “Top Gun”, një prej legjendave të “Hollywood”-it, kishte një qëllim sekret që jo shumë e dinë. Ai shërbeu si një video rekrutimi për ushtrinë amerikane, e suksesi ishte edhe më i madh sesa ai në kinema.

Plot 32 vjet më vonë, ushtria kineze ka bërë thuajse të njëjtën gjë me videon e saj të re të rekrutimit, që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm “online”, të paktën atje ku ka rëndësi, në Kinë.

Miliona kinezë kanë parë dhe shpërndarë në internet videon plot adrenalinë, që disa ekspertë thonë se ia kalon edhe “Top Gun”-it, sidomos për kolonën luftarake dhe agresive zanore.

Por, frymëzimi nga “Top Gun” nuk mund të mohohet, ndërsa videoja përqendrohet tek aeroplanmbajtësja kineze “Liaoning” dhe avionët “J15B”, apo “peshkaqenët fluturues” siç njihen ndryshe.

Pikërisht kur “Hollywood”-i ka nisur prodhimin e “Top Gun 2”, Kina publikoi videon e saj nxitëse, një rastësi e mirëpritur nga fansat në të dyja anët e Paqësorit.

 

Exit mobile version