-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kina i reagon Avdullah Hotit pas vizitës në Tajvan

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti morri pjesë në hapje të Forumit për Transparencë dhe Monitorim Parlamentar në Tajvan, por një gjë e tillë ka zgjuar indinjatën e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Beograd.

Në një deklaratë për media, të transmetuar nga mediat serbe, ambasada kineze e akuzon Avdullah Hoti “për mbështetje të hapur të forcave separatiste” në atë që ata vazhdojnë ta quajnë “rajoni kinez” i Tajvanit.

Hoti në Tajvan ka folur kryesisht për arritjet e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e deri më sot si një demokraci e re dhe e konsoliduar.

 

“Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të”, thuhet në reagimi e ambasadës kineze ndaj vizitës së Hotit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img