Site icon PrishtinaPress

Kina dënon aktet që po dëmtojnë civilët palestinezë dhe izraelitë, kërkon armëpushim

Kina ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka dënuar aktet që po dëmtojnë civilët palestinezë dhe izraelitë.

Kështu ka deklaruar i dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, shkruan Skynews.

“Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensionit dhe dhunës midis palëve palestineze dhe izraelite dhe është e pikëlluar nga numri i madh i viktimave civile të shkaktuara nga konflikti”, tha Zhai Jun, i dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme.

“Ne kundërshtojmë dhe dënojmë aktet që dëmtojnë civilët dhe bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”.

Exit mobile version