Site icon PrishtinaPress

Kimete Berisha: U vesha si babadimër, po nisem drejt shtëpisë së Shefqet Krasniqit

Blogerja e njohur, Kimete Berisha ka shkruar një shkrim të gjatë, në të cilin ka komentuar situatën e fundit në veri.

Por në fund të tekstit, Berisha ka komentuar edhe deklaratën e Shefqet Krasniqit, imam në Prishtinë, rreth babadimrit, të cilin e quajti “babadreq”.

“Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren”, u shpreh hoxha.

Ndërsa Berisha ka shkruar se ajo është veshur si babadimër për ta “shëruar” nga urrejtja imamin Krasniqi.

“P.S. Jam veshur si babadimër dhe jam nisur drejt shtëpisë së imamit Shefqet Krasniqi. Imami duhet të shërohet nga frika prej Babadimrit, dhe nga urrejtja për krishterët.

Nëse e keni ditur se krishterizmi është ‘i keq’ pse ua keni kopjuar komplet ‘përrallën’ e Librit të Shenjtë!

Nuk besoj se nuk ma çel derën kur më sheh.

Nijetin e kam të mirë.”- shkroi ajo.

Exit mobile version