2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kimete Berisha tregon pse shefi i CIA-s e mbajti dorën në gjep kur u përshëndet me Kurtin

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas takimeve që kreu i CIA-s ka pasur dje dhe sot me krerët institucionalë të Kosovës.

Ajo ka komentuar edhe gjestin e William Burnsit, i cili gjatë përshëndetjes me kryeministrin Albin Kuri dhe presidenten Vjosa Osmani, kishte mbajtur dorën e majtë në xhep.

Në profilin e saj në “Facebook”, duke ironizuar, ajo ka treguar pse zyrtari amerikan veproi në këtë mënyrë.

“Shefi i CIA-s demitizohet kur shfaqet publikisht dhe ne e shohim se si ai nuk është siç kemi kujtuar, misterioz dhe i pakapshëm, që kërcen nga kulmi në kulm, varësisht nga situata, dhe që t’i lexon mendimet, e në mungesë të shqiptarëve që mendojnë, ta lexon letrën në xhep. Njërën dorë e mbajti në xhep kur u takua me Albin Kurtin, se qind për qind ambasadori Hovenier i kish treguar atij se Albin Kurti dyshohet se është shumë i rrezikshëm, pasi që nuk e përfill Amerikën. Dorën në xhep e mban njeriu kur është në siklet, kur nuk ndjehet rehat, kur nuk do afërsi, dhe kur nuk do të shpreh asnjë ndjenjë”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img