Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar serish ndaj Erzen Vraniqit, djalit të Hamdi Vraniqit që mundësoi ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP’së, gjatë kohës së masave të dhunshme të regjimit.
Berisha habitet se kush ka mbetur të flet sot për bashkim kombëtar, duke aluduar në Vraniqin, babai i secilës, sipas Kimete Berishës, “Në kohën kur u dëbuan nga puna 80,000 shqiptarë, 6000 prej tyre arsimtarë për shkak se kishin marrë pjesë në protesta dhe kishin refuzuar të pranonin planprogramet e reja serbe që eliminonin mësimin e letërsisë dhe të historisë shqiptare”, “Hamdi Vraniqi nënshkruan projektin e Sllobodan Millosheviçit për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës”.
Ky është reagimi i saj:
Në vitin kur ndodhi helmimi masiv i fëmijëve shqiptarë me armën kimike ‘sarin;
Kur u suspendua gazeta ‘Rilindja;
U mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Kosovës dhe u dëbuan nga puna mijëra nëpunës të shtetit;
Në kohën kur u dëbuan nga puna 80,000 shqiptarë, 6000 prej tyre arsimtarë për shkak se kishin marrë pjesë në protesta dhe kishin refuzuar të pranonin planprogramet e reja serbe që eliminonin mësimin e letërsisë dhe të historisë shqiptare;
Në kohën kur 15,000 mijë shqiptarë u morën në ‘biseda informative’;
Dhe qindra mijëra të tjerë u keqtrajtuan fizikisht, u rrahën, u arrestuan dhe u vranë burgjeve;
Kur djemtë shqiptarë u kthyen në arkivole nga shërbimi ushtarak;
Kur i jetonim ‘orët policore’ dhe kur vuanim për bukë;
Kur në asnjë institucion nuk flitej shqip;
Në atë kohë, në vitin 1990, Hamdi Vraniqi nënshkruan projektin e Sllobodan Millosheviçit për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Nëse trashëgohen të gjitha sëmundjet fizike, duhet të trashëgohen edhe sëmundjet shpirtërore dhe mendore.
Trashëgohet edhe dashuria për atdheun.
Dashuria për atdheun së pari mësohet në shtëpi.
Djali i Hamdi Vraniqut s’ka faj pse babai i tij ia ka aprovuar kërkesën Millosheviçit, anipse e ka hëngër bukën që babai i tij e ka ble me rrogën që ka marrë në përkrahje të Millosheviçit!
Digju flakë po të duash kapitullo, se ka rëndësi, shumë ka rëndësi a vjen nga një familje atdhetare a jo, se nuk mund të bëhesh ti patriot me një vendim ose me një akt patriotik të momentit.
Patriot është dashur të jesh atëherë kur është lypur, kur shumica absolute e popullit shqiptar kanë vuajtur, dhe vetëm shërbëtorët dhe punëtorët e Sllobodan Millosheviçit kanë ‘zhivat’.
Qe kush u mbet me fol për ‘bashkimin kombëtar’…
Çelu tokë!