Kimete Berisha e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurtin ‘laper i dreqit’, pasi që ky i fundit e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë Kurti e ka vajtuar njeriun që i pari ka kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Ajo tutje e ka quajtur Kurtin edhe “kokëshkreti” duke pyetur se për kë punon.
Berisha ndër të tjera ka thënë se është çmendur apo është shantazhuar.
Postimi i plotë i saj:
Laperi i dreqit!
Në emrin e viktimave shqiptare e vajtoi vrasësit e shqiptarëve – Ivanoviçin.
Në emrin e Kosovës sot e vajtoi kundërshtarin e çlirimit të Kosovës, mohuesin e lirisë së shqiptarëve, shokun e kriminelit Arkan – Gjingjiqin!
E vajtoj njeriun që i pari pas luftës kërkoi kthimin e ushtrisë e policisë serbe në Kosovë.
P.S. Për kë punon kokëshkreti?
Është çmendur apo është i shantazuar!
(Vajtoje o Lap, e kurrë mos e ndal
vajtimin, në emrin e familjes tënde e jo në emrin e popullit të Kosovës)!