-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kimete Berisha: Hakmarrja e vonuar e LDK-së ndaj Adem Demaçit

Analistja aktive në rrjetet sociale, Kimete Berisha ka shkruar një artikull rreth ‘hakmarrjes’ së Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj veprimtarit të cështjes kombëtare, tashmë të ndjerin, Adem Demaçi.

Sipas saj, LDK duhet ta kuptoj se Ibrahim Rugova nuk ishte i shenjtë sikur nuk ishte as Demaçi, sepse asnjëri as nuk kanë pretenduar të jenë të shenjtë.

“Demaçi nuk ka shkuar në burg si pejgamber, por si patriot, atdhetar. Prandaj, të pretendosh shenjtëri nga ai që nuk ka pretenduar që është i shenjtë-është gabim. Të mbash inat me Demaçin bën, por jo inat të sëmurë. Se, është patetike, shumë patetike të insistosh që askush kurrë mos ta thotë asnjë fjalë të keqe për Rugovën”, ka shkruar ajo

Postimi i plotë:

Hakmarrja e vonuar e LDK-së!

Të bojkotosh varrimin e Adem Demaçit për shkak të bindjeve dhe mendimeve të tij të lira për LDK-në, është gjest i ultë;

Të mbash qëndrim armiqësor ndaj një varri të hapur dhe të mos kesh durim të presësh derisa të mbyllet ai varr- vetëm pse Adem Demaçi ishte kundër filozofisë politike të Ibrahim Rugovës- është kulmi i pashpirtësisë dhe i turpit.
S’është stil shqiptar.

Adem Demaçi nuk ia vuri kufirin kur foli për Rugovën. Konstatoi se Rugova ishte kundër luftës- e kjo nuk ishte sharje, por ishte e vërtetë, sepse Rugova i përtonte luftës, ishte për paqe dhe besonte se problemet zgjidhen me fjalë.

Adem Demaçi tha se Rugova gjatë luftës shkoi në Itali me familjen e tij dhe këtu nuk ka asgjë të pavërtetë sepse është e vërtetë se Rugova gjatë luftës qind për qind përfundoi në Itali.

Demaçi tha se Rugova ishte frikacak, dhe as këtu s’ka asgjë të keqe, sepse njerëzit që me çdo kusht e durojnë të keqen, qenë -s’qenë të tillë, ashtu duken, kokëulur dhe frikacakë.

Tha se Rugova qeshi në Beograd pranë Sllobodan Millosheviçit.
Sigurisht që Rugova i buzëqeshi Millosheviçit nga zori e nga zemra e plastë, kurse Fehmi Agani, sipas korresporencave, ishte shoë man dhe i bënte me qesh me zë serbët kur takohej me ta.

Nuk ka asgjë të keqe me qesh me të keqen, si Rugova, as nuk ka asgjë të keqe me shti armikun me qesh, si Agani, e as me konstatu që Rugova ka qesh me Millosheviçin, siç ka konstatu Demaçi, kur për atë buzëqeshje ka foto e TV evidenca.

Kryetari i LDK-së shtiret sikur Adem Demaçi s’ka vdekur, thuajse vdekja vlen veç për Adem Demaçin. Kish qenë mirë m’i fsheh pak shpirtligësinë në këso rastesh. Me urrejt me një perde që e ruan moralin.

LDK duhet ta kuptoj se Ibrahim Rugova nuk ishte i shenjtë sikur nuk ishte as Demaçi, sepse asnjëri as nuk kanë pretenduar të jenë të shenjtë.

Demaçi nuk ka shkuar në burg si pejgamber, por si patriot, atdhetar. Prandaj, të pretendosh shenjtëri nga ai që nuk ka pretenduar që është i shenjtë-është gabim.

Të mbash inat me Demaçin bën, por jo inat të sëmurë. Se, është patetike, shumë patetike të insistosh që askush kurrë mos ta thotë asnjë fjalë të keqe për Rugovën.

Bota perendimore i ka në raftet e bibliotekave të saj qindra mijëra tituj librash kundër Jezu Krishtit, ndërsa askush nuk i gozhdon ata autorë.

Njerëzit kanë të drejtë t’i kenë botëkuptimet e tyre, Demaçi me nanë nuk e ka sha Rugovën.

Mos e harroni kohën kur UÇK ishte e shenjtë për ne, kohën kur u lodhëm aq shumë nga mërzia e robëria sa që filluam ta urrejmë ‘paqen’, sepse paqa nuk mjaftonte.

Janë do njerëz si Adem Demaçi që kanë të drejtë të flasin çfarë të duan, të qortojnë, e edhe ta teprojnë, sepse vepra e tyre gjithmonë i mundë edhe fjalët më të rënda që ata mund t’i thonë.

Kqyrja veprën që e bëri për shqiptarët e jo një grusht fjalë që i foli kundër Rugovës, se fjalët i merr era, e edhe vet Rugova padyshim se e ka falë.

Hakmarrja e LDK-së kundër varrit të Adem Demaçit është primitive dhe e vonuar. Nuk shtin kry njeriu normal me të vdekurin.

Nuk thotë njeriu normal, përveç ‘dashnorët e vdekjes’, ‘rroftë vdekja’, thuajse vet është i pavdekshëm.

Tërheqni llajkat Naser e Armend se s’bën. Jeni vonuar t’i hakmerreni Adem Demaçit. Lërini të vdekurit ‘ta falin njëri-tjetrit’, se s’është etike ta pëlqesh një status ‘nekrofil’. Sidomos tash që ata i ka bashkuar varri, afër njëri-tjetrit.

Janë do njerëz të pathyeshëm, ashtu Zoti i ka falë. Prandaj, të pretendosh t’i thyesh për së vdekuri me një status të pëshurrtë në Facebook është përpjekje e ultë.

P.S. Kur e përmenda grupin e Demaçit në shkrimin ‘Profesor Balhtazar’, më 2011, dhe disa shqiptarë që i kanë maltretuar të burgosurit, baras me serbët, Adem Demaçi e kish gjetur nr. e telefonit tim dhe më thirri.
Qëllova në punë, biseduam gjatë, nja një orë. U ndjeva në siklet se më lavdoi shumë, i kish pëlqyer stili, guximi dhe siç tha ai patriotizmi im.

Tha unë nuk shkruaj bukur, por nuk tutëm.

Gjysmën e bisedës e paskam harruar, por këtë fjali të tij e paskam mbajtur mend:
‘Mua më kanë respektuar gjithmonë, por kurrë askush nuk më ka dashur’.

Respekti pa dashuri nuk mjaftoka.
Dashuria pa respekt nuk mjaftoka.
Prandaj, të gjithë janë të palumtur

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img