Nga një yll në reality show në një yll në kinema! Kim Kardashian do t’i bashkohet kastit fantastik të “American Horror Story” dhe lajmin e bëri me dije vetë Ryan Myrphy, bashkëkrijuesi i serialit.
“Kim është mes yjeve më të mëdhenj dhe të shndëritshëm të televizionit në botë dhe jemi shumë të emocionuar që do t’i urojmë mirëseardhjen në familjen e “AHS”. Emma dhe unë jemi të lumtur për bashkëpunimin”, u shpreh ai.
Kardashian do të luajë në këtë serial së bashku me Emma Roberts, në sezonin e 12-të të serialit horror, i cili do të bazohet në librin që pritet të botohet, “Delicate Condition”.
Romani është i zhanrit thriller dhe si subjekt ka një grua që përndiqet nga një shpirt”. Libri është shkruar nga autorja Andrea Bartz dhe pritet të botohet në gusht të këtij viti.
Sa i përket rolit të Kim, ajo do të luajë një rol interesant, argëtues dhe elegant dhe sigurisht, të frikshëm, pasi ky sezon i “American Horror Story” është shumë më ndryshe nga të gjithë sezonet e mëparshme.
Edhe pse Kim ka aktuar më parë, pjesëmarrja në “American Horror Story” është një hap shumë i madh, falë listës së yjeve që kanë luajtur në të. Më parë, në serial ka marrë pjesë edhe Lady Gaga, Evan Peters, si dhe Sarah Paulson.
Për “American Horror Story” është e para herë që ka një material të shkruar ku bazohet, pasi seriali është frymëzuar nga legjendat urbane, si dhe ngjarje e kobshme që qarkullojnë në kulturën amerikane. Ky serial është një ndër më afatgjatët dhe fitimprurësit për Ryan Murphy, pasi është nominuar për më shumë se 100 çmime Emmy.