-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kim Mehmeti: Lajme të këqija nga Maqedonia

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, shprehet për dritare.net se edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të shkuar, Maqedonia do e vazhdojë ecjen drejt kalbjes së saj të brendshme. Sipas tij, përbërja e ardhshme qeveritare nuk duhet parë nga këndvështrimi i interesit shtetëror dhe ai i qytetarëve, por nga ai që ka për qëllim shpëtimin e atyre që e sollën shtetin buzë greminës- drejtuesve të VMRO-DMNE-së dhe BDI-së.

Mehmeti tregon për dritare.net se e vlerëson brengën e drejtuesve të BDI-së që Maqedonia të mos mbetet pa qeveri, si një një brengë që buron nga frika të mos shpaloset e kaluara e tyre si pjesë e regjimit antishqiptar, DPMNE-BDI. Sipas Mehmetit, sikur drejtuesit e BDI-së të ishin sadopak të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm, ata nuk do e kishin hallin e përbërjes së qeverisë së ardhshme, por zbardhjen e rasteve dhe projekteve antishqiptare.

“Sikur drejtuesit e BDI-së të ishin të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm, ata sot nuk do kishin hallin që Maqedonia të mos mbetet pa qeveri, por do i thoshin palës maqedonase se jo pushtet, po nuk do ketë as shtet, nëse nuk zbardhen projektet antishqiptare dhe rastet si ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ekzekutimi i Harun Aliut me shokët, ‘Enciklopedia maqedonase’ që fyen shqiptarët, ‘Monstra’, ‘Shkupi 2014’, nata tragjike e Kumanovës, të vërtetën lidhur me akuzat se kryetari i BDI-së dhe ‘vëllaçkoja’ i tij partiak, kanë marr ryshfet nga 2,5 milion euro…! Të pretendosh pushtetin e të mos të ta rëndojë ndërgjegjen ky kalendar tragjik i popullit tënd, kjo do të thotë se s’ke fije morali në vetvete dhe se di ta pushtosh e ta sundosh popullin tënd, por nuk ke pushtet mbi vetveten, sepse vetë je i sunduar nga të tjerët”, pohon Kim Mehmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img