-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kim Kardashian pranon se kishte rënë në dashuri me Pete Davidson, pasi kishte dëgjuar për energjinë e tij në shtrat

Kim Kardashian, 41 vjeçe dhe Pete Davidson, 28 vjeç, janë parë sërish së bashku.

Dyshja shkëlqyer me dukjen dhe kishim shumë kimi me njëri-tjetrin, pas një dite të gjatë në studio për një set fotografik të Kimit për “Skims”, shkruan DailyMail.

Dalja e tyre vjen pasi Kardashian foli për herë të parë në një intervistë për lidhjen e saj të re, duke deklaruar se kishte dëgjuar për ‘BDE’-në (energjia e madhe organit gjenital) të të dashurit të saj.

Kim doli nga studioja me flokët e saj bionde të theksuara, e veshur me çizme të gjelbra, me një fustan të zi të tejdukshëm në formë trupi dhe këllëf platini shumë të gjatë.

Të gjithë sytë ishin te mamaja e tre fëmijëve, veçanërisht ato të të dashurit të saj humorist, i cili u kap në një moment duke e gjuajtur nga mbrapa.

Pete, i cili gjithashtu i ka flokët bionde njësoj si Kimi, dukej i lumtur pasi kishte veshur një xhaketë të “Mac’s Club Deuce”.

Duke mos pasur frikë të jenë të dashur para publikut, çifti u kapën për dore dhe ndanë me njëri-tjetrin një moment të butë jashtë studios.

Në fillimin e romancës së tyre, Kim u përpoq t’i mbante gjërat në nivele të ulëta, por këtë javë në episodin e radhës të serialit “The Kardashians”, producentët kureshtarë më në fund e detyruan atë të tregohej e sinqertë se pse u lidh me aktorin e komedisë. Përgjigja nuk ishte befasi.

Gjatë episodit të tetë të “The Kardashians”, 41-vjeçarja pranoi se nuk po kërkonte një lidhje kur u lidh për herë të parë me Peten.

Ajo më pas la të kuptohej se seksi më i mirë i jetës së saj ishte me Davidson, ndërsa shtoi se ai është thjesht ‘njeriu më i mirë’ që ajo ka takuar.

Kim fillimisht flet për Peten pasi përmendi një bisedë që kishte nipi i saj Mason me Northin në makinën e tyre, të cilën ia tregoi nënës Kris Jenner.

“Dëgjova bisedën e tyre dhe Mason thotë: ‘A mund të më lësh në studion e Travisit?’”, Kim thotë, duke shtuar se ajo i tha atij se nuk do të ishte problem.

“Ai tha: ‘Është kaq e lezetshme’ dhe po i thoshte Northit: ‘Ata i kanë këto biçikleta dhe është shumë argëtuese’. Melodia e tij ka ndryshuar totalisht që nga fejesa”, thotë Kim.

“E dëgjova duke i thënë Northit: ‘E di, të bësh një njerk nuk është aq keq. Ata nuk janë këta njerëz të këqij siç i shihni në filma’”, i tregonte Kim-Krisit.

Kim shton në rrëfim: “Mendoj se pasi dëgjova këtë bisedë me Mason dhe North, dhe sapo dëgjova se si po shkon mirë me Travisin dhe thjesht duke dashur të ketë dikë tjetër pranë, mendoj se në rregull ka shpresë. Një ditë do të kem dikë që do të vijë dhe do të shoqërohet me fëmijët” – duke lënë të kuptohet për të dashurin Pete Davidson.

Një producent e pyet Kimin: “Pra, a jeni duke u takuar me Peten? Pse ke qenë kaq e fshehtë?”.

Kim përgjigjet: “Sinqerisht, thjesht ndihem sikur doja të sigurohesha me të vërtetë dhe jo thjesht të jem kaq e tillë… ‘O Zot takova dikë dhe po argëtohem’. Dhe pastaj thjesht fillo të flasësh për këtë në një emision dhe më pas, nëse nuk do të flisnim muaj më vonë, do të isha si një idiote”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img