Kim Kardashian ka zbuluar se ajo është duke luftuar me veten gjatë mbylljes për shkak të COVID-19.
Ylli 39 vjeçar, tregoi se ka ditë pa bërë dush ose pa larë flokët ndërsa merret me bizneset e saj dhe fëmijët e saj: North, gjashtë vjeçe, Saint, katër vjeçe, Chicago, dy, dhe Psalmi, 10 muajsh, me burrin Kanye West , 42 vjeç.
Ajo insistoi që jeta e saj nuk është gjithmonë magjepsëse në prapaskenë dhe thotë se njerëzit mund të “bëjnë më të mirën që munden” ndërsa izolohen në shtëpi, shkruan DailyMail.
“Ka kaq shumë ditë që nuk i laj as flokët e mia as nuk bëj dush, pasi është një lloj tjetër detyre kur tani jeni duke i ndihmuar fëmijët me shkollën shtëpiak”, shpjegoi ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”.
Socialiteti përshkoi se si ajo i tonifikon gjërat në rutinën e saj të bukurisë, ndërsa qëndron brenda në mes të një mbyllje mbarëkombëtare për të shuar përhapjen e pandemisë.
“Flokët e mia janë rrëmujë dhe unë mendoj se kam veshur të njëjtat rroba më shumë se njëherë”, tha ajo. “Unë u ndjeva si një person krejt tjetër kur më në fund u ngrita dhe u bashkova”, tregoi tutje Kim.
Ylli i cili muajin e kaluar dhuroi një milion dollarë në organizatat bamirëse për të luftuar pandeminë COVID-19 përmes firmës së saj të veshjeve “SKIMS Solutionwear”, tha gjatë bisedës se vajza e saj North West ka qenë ‘duke drejtuar shtëpinë’ gjatë kësaj kohe.
Ajo bëri shaka: “Nuk mund të largohem prej saj; ajo po drejton shtëpinë, ose kështu mendon se po bën”.
“Është me të vërtetë e rëndësishme të bëni edhe kontrolle të shëndetit mendor te miqtë dhe të dashurit tuaj”, këshilloi tutje Kim Kardashian.
“Ju duhet të jeni më të zënë me fëmijët tuaj, jo miqtë tuaj!”, ndërhyri vajza esaj North, teksa Kim më pas replikoi duke thënë “Fakt”.