Site icon PrishtinaPress

Kim Kardashian debuton me modelin e ri të flokëve, duket tërësisht ndryshe

Kim Kardashian ka eksperimentuar me stile të ndryshme ndër vite dhe tani ajo ka treguar pamjen e re.

Themeluesja “SKIMS” u transformua plotësisht teksa mori pjesë në festën e këtij viti të “This Is About Humanity” në Los Angeles.

42 vjeçarja dukej fenomenale ndërsa doli në tapetin e kuq dhe debutoi me balluke të reja.

Foto: Getty Images

Kim stiloi flokët në një bisht, me ndryshimin e ri që i përshtatet mjaft shumë fytyrës.

Ylli i “Kardashians” vuri në pah format e bujshme trupore me një fustan të zi të ngushtë.

Foto: Getty Images

Ajo e kishte theksuar edhe më shumë fizikun me një rrip lëkure.

Kim mbante një çantë të vogël Chanel dhe një gjerdan ari të trashë. Ajo dukjen e kompletoi me një palë çizme të zeza me majë dhe me grim me nuanca kafe.

Foto: Instagram

Ylli televiziv mes tjerash mori komplimente të shumta për pamjen e re.

Foto: Getty Images
Exit mobile version