-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kim Jong-un porositi vrasjen e vëllait?

Malajzia ka kërkuar ndihmën e Koresë së Veriut në kërkim të një zyrtari të lartë të Ambasadës, i cili është shpallur në kërkimin për vrasjen e Kim Jong-nam.

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, u vra javën e kaluar në aeroportin e Kuala Lumpur.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, shefi i policisë malajziane, Khalid Abu Bakar, deklaroi se ishte në kërkim të tre shtetasve koreano-veriorë, përveç të dyshuarve të shpallur më parë.

Një prej tyre është Hyon Kwang Song, sekretari i dytë i Ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, i shpallur si i dyshuari kryesor.

Policia konfirmoi edhe detajet e vrasjes, duke thënë se dy gra iu afruan dhe i zynë fytyrën me një leckë të helmuar, shkruan”BBC”.

Ekziston dyshimi i përhapur se Koreja e Veriut ishte pas sulmit dhe se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga vetë i vëllai, Kim Jong-un.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img