Kim Kardashian është krenuar me belin e saj të hollë, gjatë një selfie në LBD, të mërkurën.
35 vjeçarja ka postuar një video në SnapChat duke provuar veshjen e saj. “A nuk ju duket beli im i bërë me photoshop? Është çmenduri, po bëhet më i hollë”, ka thënë ajo.
Kim kishte kombinuar fustanin, me çizmet e saj të gjata deri në gjunjë. Ajo për të arritur në këtë peshë, ka mbajtur një dietë strikte dhe ka përdorur një regjim të rregullt në palestër.