Site icon PrishtinaPress

Kilaj deklarohet plotësisht i pafajshëm në Hagë

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kilaj u deklarua plotësisht i pafajshëm, njofton Klankosova.tv.

Ish-kreu i Malishevës akuzohet për tentativë për pengim ndaj personave zyrtarë, prokurorëve, në kryerjen e detyrës zyrtare në vitin 2019, dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Kilaj u arrestua javën e kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale.

 

Po atë ditë u arrestuan edhe ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. /klankosova.tv.

Exit mobile version