Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas: nga ora 17:00 deri në 08:00, sipas kohës lokale.
Masa, e cila hyn në fuqi nga sot (26 shkurt), zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.
“Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”, shkroi Klitschko në Twitter./rel
