Site icon PrishtinaPress

Kievi goditet nga sulmi masiv me dronë rusë – më i madhi i luftës deri tani

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se kryeqyteti ukrainas është goditur nga një sulm masiv me dronë gjatë natës.

Klitschko tha se shënjestër e sulmit ishin shumë vendbanime rreth kryeqytetit ukrainas, teksa Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ky ishte sulmi më i madh rus deri më tani në luftë duke përdorur dronët kamikaz “Shahed”, shkruan Skyneë.

Bëhet e ditur se dronët janë rrëzuar, por disa pjesë të tyre që ranë në tokë kanë lënë së paku dy persona të plagosur dhe kanë dëmtuar disa ndërtesa.

Exit mobile version