Site icon PrishtinaPress

Kidnapimi i policëve, Rama: Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin

epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga policia serbe.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se e presin fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojnë deeskalimit imediat.

“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Rama.

 

Exit mobile version