1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kidnapimi i policëve, Osmani kërkon reagim të unifikuar nga ndërkombëtarët për lirimin e tyre

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e reagimit të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar me qëllim të lirimit të menjëhershëm të policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Gjatë një takimi që pati me një delegacion të ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë nga Finlanda të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë pune, e para e shtetit kidnapimin e policëve e vlerësoi si akt të pastërt të agresionit nga ana e Serbisë.

Osmani foli edhe për tendendcat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks tek rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët.

Presidentja mes tjerash shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e Finlandës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ajo potencoi se Kosova e vlerëson lartë partneritetin me Finlandën dhe konfirmoi gatishmërinë e plotë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img