Artistja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, ka sjell sot në mesnatë këngën e re.
“Leje” mban titullin ky projekt që e ka kthyer këngëtaren pas disa muajve në skenë.
Teksti është shkruar nga Rron Kai, kurse i njëjti është përkujdesur edhe për melodinë bashkë me Kidën.
Producimi i kësaj kënge ndërkohë u realizua nga Deda Music me masterizim dhe miksim të Deard Sylejmanit.
Videoja i është besuar produksionit ‘Sekuencë’.
Besohet që projekti do të pritet mirë edhe nga publiku dhe fansat e Kidës, pasi për pak orë ka grumbulluar mijëra klikime.
Latifi në anën tjetër këtë kohë ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte.