Gjërat e para në jetë është e vështirë të harrohen. Ishte vetëm 16 vjeçe Kida kur solli bashkëpunimin e saj të parë me Mc Kreshën “Rikthejmë na”.
Kënga u bë hit dhe Kida sensacion i muzikës, duke u bërë sot një nga artistet më të komentuara të showbizit.

Dhe ja ku jemi pas 9 vitesh Mc Kresha dhe Kida sjellin sot këngën “Fluturu” krah edhe Lyrical Son.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet fotove në Instagram, prandaj dhe jemi gjithë sy e veshë nga artistët për të parë se çfarë kanë realizuar këtë herë.

Edhe pse këngëtarja i ka bërë të ditur gazetarëve se kjo këngë do të jetë një hit.