Kida dhe Ermal Fejzullahu janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor.
“Fiksim” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja janë rikthyer me një klip veror, ritmik të përshtatshëm për këtë periudhë.

Teksti është shkruar nga Rron Kai me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.
Për videon u kujdes Capturehood, ku këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube.

Të njëjtit kanë bashkëpunuar edhe në disa projekte të tjera që u pritën mirë nga fansat dhe mblodhën miliona klikime.
Ata këtë kohë janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.