Site icon PrishtinaPress

Kica-Xhelili u jep jehonë fjalëve të Osmanit, i duartroket

Performancës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Ksoovës ku qortoi qeverinë kosovare për “kumarxhizëm” me aleancat strategjike dhe të sigurisë si dhe për të qëndruarit e vendit krashi aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka duartrokitur ish-bashkëpunëtorja e saj politike, tash në LDK, Doarsa Kica-Xhelili.

Kjo e fundit shkëputi një citat të Vjosa Osmanit për rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin.

Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, e citoi Kica-Xhelili, Osmanin.

Pjesë nga fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, tha Kica-Xhelili.

Exit mobile version