15.9 C
Pristina
Friday, March 21, 2025

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili shpjegohet për reagimin e saj ndaj Hotit: Jemi njerëz, isha e suprizuar, ishte reaksionale

Në rivizitimin e një reagimi të saj ditë më parë kur e quajti “qesharake” elaboratin e Avdullah Hotit kundër kryesisë së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili është shpjeguar se ishte “e surprizuar” dhe se reagimi i saj “ishte reaksional”.

Për Hotin ajo u shpreh se është person “kyç” në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se është “i vlefshëm dhe i rëndësishëm”.

“LDK absolutisht e çmon çdo mendim ndryshe. Nuk dua që nga një surprizim momental, reaksional të lexojë dikush diçka tjetër përtej asaj që është. Unë e dëgjova mbrëmë se si po lexohej reagimi im. Më pas lëshohej në atë se cila ishte tendenca e termin ‘qesharak’”.

“Zoti Hoti është akter kyç në LDK, ka qenë kryeministër nga radhët e LDK-së, mendimi i tij do të ketë gjithmonë rëndësi dhe vlerë”, tha ajo.

“Arsyeja se pse unë kam qenë e suprizuar…në fund të fundit ne jemi njerëz, kur dikush na thërret në telefon shpejt e shpejt jo secili nga ne artikulojmë njësoj, dhe mua sinqerisht në atë moment më është dukur qesharake.

Jo që s’kam vlerësim për Hotin, assesi – por, sepse së pari Lumir Abdixhiku nuk ka shumë që është votuar si kryetar unanimisht”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img