-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili për Sveçlën: Duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet ta ndalë këtë ‘thirrje të rrezikshme për krizë’.

Kica-Xhelili, thotë se Sveçla duhet të largohet menjëherë nga pozita që ka.

“Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndale këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë”, shkruan Kica-Xhelili.

“Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore”.

“Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë”.

Deputetja e LDK-së, thotë se çka po bën Sveçla sot është kapak i luftës hibride.

“I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore. Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img