12.7 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili për ‘skandalin’ e MPJD-së: Prej këtyre të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas ‘skandalit’ të Ministrisë së Jashtme për Shërbimet Postare Diplomatike.

Kica-Xhelili shtron pyetjen se si mundet nga një ministri e tillë, të pritet njohje e raporte të mirëfillta diplomatike, transmeton Klankosova.tv.

“Humbin 406 pasaporta të mërgimtarëve. 406 pasaporta të mërgimtarëve, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie, nuk dihet as ku janë. Nuk mbërrijnë në kohë. Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, PËR KËTË PUNË: Që këto dokumente të vijnë në kohë. Edhepse shteti paguan gati 6fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër! E prej këtyre pastaj të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img