Site icon PrishtinaPress

Kica-Xhelili pasi dështoi për herë të dytë Komisioni Hetimor për Rezerva Shtetërore: Nuk heqim dorë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili njëherit edhe anëtare e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore me anë të një statusi në Facebook ka treguar se deputetët e VV-së nuk ishin në komision edhe për herë të dytë dështon Komisioni Hetimor për Rezerva Shtetërore.

“VV mungoi sërish” ka shkruar Kica-Xhelili.

Kujtojmë që muaj më parë kanë ndodhur disa afera si e afera e vajit dhe ajo e grurit në MINT, e cila udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, në aferën e grurit vlera e që mungonte sipas bisedave, ishte rreth 6 milionë euro.

Postimi i plotë:

⛔️DËSHTON për herë të DYTË sot themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore.

VV mungoi sërish.

Përsëris: nuk heqim dorë!

Doarsa R. Kica

Exit mobile version