Site icon PrishtinaPress

Kica – Xhelili pas sulmit të Bislimit ndaj Kushtetueses: Në këso raste s’mund t’i gëzohesh përhumbjes së oponentit politik

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në mediumin serb “Radio Gorazdec” është ankuar për Gjykatën Kushtetuese.

Ai në këtë medium tha se Gjykata Kushtetuese është “një produkt i një mjedisi të korruptuar” dhe se “nuk ësthë produkt i një institucioni kredibil”.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, e cila tha se janë raste si këto kur nuk mund t’i gëzohesh përhumbjes së oponentit politik.

“Kosova ishte me fat që liria, pavarësia e demokracia e saj u orientuan nga personalitete politike që Kosovën e shihnin të përhershme, e demokracinë e saj të pakompromis”, shkroi Kica- Xhelili.

Më tej, ajo tha se fat në fatkeqësi është që disa nga ta sot nuk e përjetojnë shkëputjen shpirtërore e intelektuale të disa krerëve shtetërorë me idealet e dikurshme.

Exit mobile version