-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili: Nuk e dimë çfarë ndodhi më 2013 e 2015, sikur mos ta pranonim Asociacionin ndoshta fatura do të ishte e shtrenjtë

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili është duke folur në “Pressing” në T7 për draft-statutin e Asociacionit.

Ajo u ankua për mungesë të transparencës e korrektësisë nga ana e Qeverisë, sa i përkret draftit të Asociacionit.

Sipas saj “kjo marrëveshje tashmë do të jetë detyrim sepse ne po flasim shumë për çështjen e nënshkrimeve, por mos të harrojmë që marrëveshjet ndërkombëtare krijojnë edhe detyrime. Kot flasim kur diçka tashmë është e bërë po ne po mundohemi të insistojmë të kemi qasje në dokument sepse nuk po e dimë deri në çfarë përmasa ka shkuar ky dokument”.

Në vitin 2015 referohet gjithë dokumenti si në Kushtetutën e Republikës së Kosovës si në ligjet vendore të Kosovës dhe ndoshta është pikërisht dokumenti që e ka krijuar standardin që sot me kaq eufori përdoret nga kjo qeveri që patjetër Asociacioni duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

“Çka nuk dimë është çka ka ndodhur në tavolinën e bisedimeve sikurse në vitin 2013 e në vitin 2015 çka nëqoftëse pagesa asokohe e kosecioneve ka qenë shumë e shtrenjtë po ne nuk e dimë. Sepse e kam përshtypjen që sa herë ke punë me diplomaci të përmasave të tilla pak e hiç shihet për publikun dhe diskutimet që bëhen brenda dhomave nuk do të nihen asnjëherë”, tha deputetja Kica-Xhelili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img