-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili: Mimoza s’është protagoniste, askush s’guxon të flasë pa “bekimin nga lart”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të audio-incizimeve në mes të Mimoza Kusari-Lilas me Slavko Simiq, ku përmendet edhe komunikimi me Milan Radojçiq.

Ajo ka thënë se në këto komunikime, Kusari-Lila nuk është protagoniste, por është ndërmjetësuese.

“Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart’”.

“O jo, jo. E keni huqë! Nuk jeni taku “veç me Listën Serbe” por keni folë me Radojçiçin, që është futur në listën e zezë të SHBA-së, dhe atë pasi që e kanë futur. Jo një por disa herë!”, ka theksuar Kica Xhelili.

Më tej, ajo ka thënë se të kota janë “përpjekjet për relativizmin”, por sipas saj kjo “nuk e zhbën demaskimin që u kanë bërë publikimi i këtyre përgjimeve”.

“Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh. Nuk ju shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse ju e keni sabotuar të tashmën e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave”, shtoi ajo.

“Besa s’e keni huqë hiç. Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur. Prandaj krejt ky panik!” ka përfunduar Kica-Xhelili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img