Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me formimin e e procesit të Vettingut në drejtësi.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti e ka dëmtuar procesin e Vettingut, dhe se nuk ka njohuri rreth tij.
“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting”.
“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka thënë Kica-Xhelili.