Site icon PrishtinaPress

Kica-Xhelili, Kurtit: As ju e as deputetët tuaj nuk po e dini çka është ‘vetë-menaxhimi’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar kryeministrit Kurti për nenin 7 të marrëveshjes, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Në vazhdim të seancës së Kuvendit, ajo tha se neni 7 është i paqartë dhe se as vetë Kurti bashkë me deputetët e tij nuk e dinë se çka nënkupton ky vetë-menaxhim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Neni shtatë i marrëveshjes është i paqartë. As ju kryeministër e as deputetët e juaj nuk po e dini çka i bie vetë-menaxhimi, çka është më i mirë vetë-menaxhimi? Por, si është më i mirë? Nuk mund të jetë më i mirë sepse e ke nenin dhjetë që e kufizon nenin shtatë”, tha Kica-Xhelili.

“Pse neni shtatë i ankesit flet për vetë-menaxhim? Pse thoni se neni shtatë është më pak se neni dhjetë? Kur thoni kryeministër se neni shtatë është më pak se neni dhjetë, a po flasim për një kolizion të neneve, nuk keni thënë asnjëherë në marrëveshje këtë, kjo nuk mund të qëndrojë”, tha ajo.

Më herët gjatë seancës, për këtë nen foli edhe vetë kryeministri, Albin Kurti.

Ai tha se vetë-menaxhimi nuk nënkupton vetë-qeverisje apo vetë-administrim.

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetadministrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputetëve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”. /Reporteri.net/.

Exit mobile version