Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se policët janë pa shtesa për rrezikshmëri si pasojë e Ligjit për Paga që ka miratuar Qeveria e Kosovës.
Kica-Xhelili ka thënë se policët që shkuan në veri, për të cilët u mbushën gojët plot patriotizëm e thirrje për përkrahje, imorën pagat pa shtesa pikiërisht për rrezikun që iu kanos nga bandat kirminale.
“Kjo është përkrahja “morale” e kësaj qeverie. “Ballafaqohuni ju në veri se ne ju mbështesim moralisht”. E pagat? Rrezikshmëria? Nuk ju duhen . Ushqehuni e shërbehuni me moralizma, ju e familjet e juaja që nuk flenë kurrë derisa i ktheheni shëndosh e mirë në shtëpi sepse këtë e do pushteti. Vetëkënaqësinë me asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Kica-Xhelili.
Postimi i plotë i saj:
Policët janë pa shtesa për rrezikshmëri si pasojë e Ligjit për Paga që e solli kjo qeveri.
Pra, ata polic që shkuan në veri, për të cilët u mbushën gojët plot patriotizëm e thirrje për përkrahje, i morën pagat PA shtesa pikërisht për rrezikun që iu kanos nga bandat kriminale.
Kjo është përkrahja “morale” e kësaj qeverie. “Ballafaqohuni ju në veri se ne ju mbështesim moralisht”. E pagat? Rrezikshmëria? Nuk ju duhen . Ushqehuni e shërbehuni me moralizma, ju e familjet e juaja që nuk flenë kurrë derisa i ktheheni shëndosh e mirë në shtëpi sepse këtë e do pushteti. Vetëkënaqësinë me asgjë.
Shërbehuni me mendësinë që varfërimin e qytetarëve e sheh si atribut sepse kjo ju bën të varur; të kontrollueshëm. Me mendësinë që paguan komentatorë t’i ngrenë varfërimit lapidare në emër të patriotizmit fiktiv.
E në fund, morali i vetëm që meriton duartrokitje, është ai i policëve që pushtet pas pushteti i shërbejnë vendit, pavarësisht që egot e pushtetit zënë vend më të madh se i gjithë morali i policëve e ushtarëve bërë bashkë. Juve – ju falemnderit përjetësisht!